Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, në llogarinë e tij në twitter ka thënë se aksioni i institucioneve të Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin, Albin Kurti, në veri të Kosovës “s’ka të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit”. Derisa ka pretenduar se shteti serb është duke luftuar krimin dhe korrupsionin.
Ndaj këtij qëndrimi të Gjuriq ka reaguar shefi i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, i cili ka listuar një numër të madh të rasteve korrupsionit për të cilat Serbia s’ka bërë asgjë për t’i zgjidhur. Të njëjtat raste janë përmendur edhe nga BE-ja kur është konstatuar ngecja e Serbisë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Gjuriq s’ka qëndruar përsëri pa reaguar ndaj Velës. Ish-drejtori i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën” ka eskaluar duke e quajtur Blerim Velën si “qytetar të Serbisë”.
“Z.Vela, si qytetar i Serbisë ju jeni të obliguar që të raportoni çfarëdo rasti të korrupsionit tek zyra e Prokurorit në Leskovac”, ka shkruar Gjuriq.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…