Diskutimi për konfliktin mes SHBA dhe Iranit u shoqërua me debate të nxehta edhe mes drejtuesit të emisionit “360 Gradë” Artur Zheji me gazetarin Olsi Jazexhiu.
Ky i fundit tha se Irani është prerë në besë nga qeveria shqiptare me strehimin e MEK. Sipas tij Irani e adhuronte Shqipërinë dhe madje kishin pullë poste me foton e Naim Frashërit.
Por i ashpër ishte qëndrimi i Zhejit, i cili tha se Shqipëria nuk i ka askujt borxh përveç Amerikës, duke kujtuar se është arkitekte së bashku me NATO-n e çlirimit të Kosovës nga ish-Jugosllavia.
Jazexhiu: NATO nuk hyn në luftë për ne, nuk hyri kur u sulmua Turqia.Janë rrena.
Zheji: Kush e çliroi Kosovën? Amerika e çliroi, NATO e çliroi.
Jazexhiu: Trump është antishqiptar.Gruan e ka shkinë, sllovene.
Zheji: Po gënjen ditën për diell. Kosova është Shqipëri, Shqipëria është Kosovë.Nuk mund të bësh xhihadistin në emision. Shqiptarët janë të pabesë!
Jazexhiu: Qeveria shqiptare është e pabesë.
Zheji: Çfarë bese i kemi dhënë Iranit ne, se ka nxjerrë Irani një pullë të Naim Frashërit, se do të na e marrë Irani ne Naim Frashërin. Boll tani dhe dëgjo. Pullën e Naim Frashërit Irani e nxori se Naim Frashëri është një njohës i madh i kulturës perse dhe e zgjodhën si një persolog të madh. I paskemi dhënë besën ne se nxori një pullë postare. Kujt i ke dhënë besën? Mos bëj debat bese. I kemi dhënë një grua ish-perandorit të parë të Iranit.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…