Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, ka shënuar rritje të vlerës për 2 për qind të mërkurën në mëngjes, ndërsa kriptovaluta e dytë më e madhe, Ethereum, arriti në nivel rekord.
Ethereum u tregtua për 4.643 dollarë, duke e thyer rekordin e një dite më parë prej 4.600 dollarësh dhe duke shënuar rritje javore prej më shumë se 10 për qind, sipas agjencisë “Reuters”.
Administrata e Presidentit Biden është duke u përqendruar në të ashtuquajturat “stablecoin”, duke i bërë thirrje Kongresit që ta miratojë legjislacionin që do t’i forconte rregullat qeveritare. “Stablecoin” janë një lloj i kriptovalutave që u është rritur popullratiteti vitin e kaluar, shkruan Fox Businness.
Ndryshe, Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka thënë se një spital për kafshë po ndërtohet me fitimin e siguruar nga rritja e kriptovalutës Bitcoin.
“Po shohim përfitime shtesë si ky spital për kafshë, shkollat që po i reklamoj dhe, nëse do Zoti, nëse çmimi i Bitcoin-it vazhdon të rritet, do të ketë infrastrukturë të re për të mirën e popullit tonë”, tha Bukele gjatë një organizimi zyrtar ku e vuri themelin e klinikës për kafshë.
Spitali pritet të ketë zyra mjekësore, dhoma operuese, një zonë rehabilitimi dhe në të do të punësohen drejtpërdrejt 300 persona.
Në shtator, El Salvadori u bë shteti i parë në botë që e bëri Bitcoin-in valutë të ligjshme.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…