Një raport i fundit rreth përceptimit të qytetarëve evropianë ndaj procesit të zgjerimit tregon një dinamikë tejet interesante në qëndrimet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ndaj anëtarësimit potencial të Kosovës në bllokun 27-shtetesh.
Qytetarët e Spanjës – një prej pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës – demonstrojnë mbështetje më të lartë për anëtarësimin e vendit të vogël ballkanik sesa disa prej vendeve që e kanë njohur shtetësinë e saj.
Rreth 55 për qind e qytetarëve spanjollë janë në favor të anëtaresimit të Kosovës, kur kjo e fundit të ketë përmbushur të gjitha kushtet. Kjo përqindje është më e lartë se ajo në Gjermani (36 për qind), Francë (33 për qind) dhe Austri (28 për qind).
Ky rezultat mund t’i surprizojë kosovarët duke marrë parasysh qëndrimin zyrtar të spanjollëve për mosnjohjen e Kosovës për shkak të lëvizjeve të mundshme secesioniste brenda territorit të Spanjës, sikurse në rastin e Katalonjës dhe Baskisë.
Edhe Rumania (53 për qind) dhe Sllovakia (52 për qind) – dy shtete që, ashtu sikurse Spanja, nuk e kanë njohur Kosovën – shprehin mbështetje më të lartë sesa disa prej vendeve që tradicionalisht kanë qenë mbështetëse të rrugës evropiane të Kosovës.
Në krye të listës së vendeve me mbështetjen më të lartë qytetare qëndrojnë Suedia (79 për qind), Danimarka (68 për qind), Irlanda (59 për qind) dhe Holanda (55 për qind), ndërse në fund të listës së vendeve me mbështetjen më të ulët qëndrojnë Çekia (28 për qind), Austria (28 për qind), Franca (33 për qind) dhe Gjermania (36 për qind).
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…