Presidenti francez, Emmanuel Macron, është kritikuar ashpër për deklaratën e tij, se Europa në konfliktin për Tajvanin nuk ka pse patjetër të vendoset në anën e SHBA-së. Kritikat vijnë nga SHBA, por edhe nga Gjermania.
“Më e keqja do të ishte të mendohej, se ne europianët në lidhje me këtë temë do të duhet të ishim oportunistë dhe të përshtateshim me ritmin amerikan apo një mbireagim kinez” – Këto ishin fjalët e presidentit francez, Emmannuel Macron që shkaktuan shumë reagime. Macron nënkupton me këtë, që Europa në konflikt me Kinën duhet të veprojë e mëvetësishme. Nëse kjo nuk bëhet, Europa kërcënon të bëhet vasale mes SHBA dhe Kinës. Megjithëse mund të jemi një “pol i tretë”, sipas presidentit francez.