Europe Magazine ka përshkruar “dallime shqetësuese” në vendet europiane lidhur me lirinë e medias.
Duke iu referuar renditjes së fundit të “Reporterët pa Kufij”, EM shkruan se si Norvegjia, Estonia, Holanda, Suedia, Finlanda dhe Danimarka kryesojnë listën si shembuj për ofrimin e mbrojtjes së fortë ligjore për gazetarët dhe mjedisin e favorshëm mediatik.
Kosova përmendet si një prej vendeve ku liria e medias mbetet e cenueshme.
“Megjithatë, panorama më e gjerë në Europë tregon dallime shqetësuese. Vendët e Europës Jugore dhe Lindore performojnë dukshëm më dobët. Greqia renditet më keq në BE për katër vitet radhazi, e prekur nga survejimi me spyware, ndërhyrjet politike dhe ngacmimet ligjore ndaj gazetarëve. Ballkani Perëndimor gjithashtu mbetet i cenueshëm, me vende si Bosnja, Serbia dhe Kosova që kanë rezultate të dobëta”, thuhet në raportin e Europe Magazine.
Në nivel global, EM shkruan se “perspektiva është edhe më shqetësuese”.
“Për herë të parë që nga fillimi i indeksit në 2002, mesatarja globale e lirisë së shtypit ka rënë nën 55, me më shumë se gjysmën e vendeve të klasifikuara si me kushte „të vështira“ ose „shumë serioze“ për gazetarinë. Përqendrimi i mediave, presioni politik dhe paqëndrueshmëria ekonomike janë faktorë kryesorë që kontribuojnë”.
“Pavarësisht udhëheqjes së përgjithshme të Europës, ndarja e brendshme në rritje dhe regresi global ngre pyetje urgjente për të ardhmen e gazetarisë së lirë. A mund të mbetet liria e shtypit një gur themeli i demokracisë nëse ka kaq shumë rajone — duke përfshirë pjesë të Europës — që po përpiqen ta mbrojnë atë?”, thuhet në fund.
Në kontinent, Kosova renditet e pesta prej fundit për lirinë e medias. Pas saj janë vetëm Gjeorgjia, Turqia, Bjellorusia dhe Rusia.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…