BOTA

Makinat e policisë kthehen përmbys, fermerët e Greqisë pushtojnë aeroportin e Heraklionit në Kretë

Aeroporti i Heraklionit në Kretë të Greqisë është pushtuar nga fermerët. Kështu raportojnë mediat e shtetit fqinj, duke saktësuar se janë shënuar disa incidente, me përleshje me forcat e policisë, ndërsa automjetet e forcave të rendit janë kthyer përmbys.

Prototema shkruan se disa akse të rrugëve kombëtare në Greqi janë mbyllur dhe se po përgatiten bllokada në portet e Selanikut dhe Volosit.

“Incidente serioze edhe në Hania me hedhje gurësh dhe të substancave kimike të dëmshme, dy të plagosur”, shkruan kjo media. Fermerët në Greqi kanë ashpërsuar protestën e tyre për shkak të vonesave në dorëzimin e subvencioneve nga Bashkimi Europian.

Ata njoftojnë se do të vazhdojnë në këtë formë deri sa të marrin sinjale nga qeveria se do të përfshihen në një dialog të mundshëm. Fermerët grekë paralajmërojnë me bllokime të shumta, nga rrugët, doganat, portet, aeroportet dhe zyrat qeveritare nëse situata me subvencionet nuk ndryshon.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago