Evropianët kanë paraqitur një version të modifikuar të planit të paqes të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, i cili kundërshton kufizimet e propozuara për forcat e armatosura të Kievit dhe lëshimet territoriale.
Reuters shkruan se dokumenti, i përgatitur për bisedimet mbi planin në Gjenevë, propozon që ushtria e Ukrainës të kufizohet në 800 mijë trupa “në kohë paqeje” në vend të kufirit të përgjithshëm prej 600 mijë të propozuar nga plani amerikan.
Ai gjithashtu thotë se “negociatat mbi shkëmbimet territoriale do të fillojnë nga Linja e Kontaktit”, në vend që të përcaktohet paraprakisht që disa zona duhet të njihen si “de facto ruse”, siç sugjeron plani amerikan.
Kundër-propozimi u hartua nga të ashtuquajturat fuqitë evropiane E3 (Britania, Franca dhe Gjermania) tha për Reuters një burim i njohur me dokumentin.
Dokumenti e merr si bazë propozimin amerikan, por kalon pikë për pikë me sugjerime për fshirje ose ndryshime. Ai propozon që Ukraina të marrë një garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara të ngjashme me nenin 5 të NATO-s.
Dokumenti kundërshton gjithashtu propozimin amerikan për përdorimin e aseteve ruse të ngrira në Perëndim, kryesisht në Bashkimin Evropian.
“Ukraina do të rindërtohet plotësisht dhe do të kompensohet financiarisht, përfshirë përmes aseteve sovrane ruse që do të mbeten të ngrira derisa Rusia të kompensojë dëmet ndaj Ukrainës,” thuhet në dokument.
Plani amerikan propozonte që 100 miliardë dollarë nga fondet e ngrira ruse të investoheshin në një “përpjekje të udhëhequr nga SHBA-të për të rindërtuar dhe investuar në Ukrainë” dhe që SHBA-të të merrnin 50% të fitimeve nga ajo sipërmarrje.
SHBA-të gjithashtu propozuan që pjesa tjetër të investohej në një “mekanizëm të veçantë investimi SHBA-Rusi”.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…