Fadil Hadergjonaj Bjeshka kujton Agim Ramadanin: Sa të privilegjuar që jemi si komb, si bashkëluftëtarë që ishim pjesë e epokës së dijetarëve që drejtuan kombin

Ish-komandanti i Koshares, Fadil Hadergjonaj Bjeshka e ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 21 vjetorin e rënies së tij.

Ai thotë se brez pas brezi kombi ynë kaloi nëpër sfida, luftëra, përplasje, vrasje e mizori të ndryshme, shkatërrim e plaçkitje, zhvendosje e dëbime, u përplas me armiq të denjë e të padenjë, por asnjëherë nuk humbi rrugën e vet të drejt dhe shumë legjitime, rrugën e lirisë.

Mes tjerash ai thekson se ishin te privilegjuar si bashkëluftëtarë që ishin pjesë e epokës së dijetarëve që drejtuan kombin, strategëve që drejtuan luftën, heronjve që sollën lirinë.

Ja shkrimi i tij:

Ditë përkujtimi,
21 vjetori i rënies së strategut, dietarit e luftëtarit Agim RAMADANI!

Brez pas brezi kombi ynë kaloj nëpër sfida, luftëra, përplasje, vrasje e mizori të ndryshme, shkatrrim e plaçkitje, zhvendosje e dëbime, u përplas me armiq të denjë e të padenjë, por asnjëherë nuk humbi rrugën e vet të drejt dhe shumë legjitime, rrugën e lirisë!

Nëpër etapa të ndryshme historike, kombi ynë dha strateg e heronjë të përmasave botërore, dha shkencëtarë, artistë e sportist, dha humanistë edhe mbretër …, pra kombi ynë është i lashtë dhe me traditë të gjatë!

Dëgjuam këngë kreshnikësh, lexuam e mësuam histori, që nga lindja e njerëzimit, nëpër etapa edhe historia botërore nxorri strateg lufte, teoriticent, shkencëtarë e dietarë të ndryshëm, që ne shërbehemi më veprat e tyre, me thëniet e tyre, me shpikjet e tyre, me humbjet e fitoret…

Historia më e re dhe lufta për çlirim na e mundësoj që të takojmë, bisedojmë, këndojmë e luajmë, biem e zgjohemi, të veprojmë, përplasim ide e qëllim, stërvitemi e bashkëluftojmë me strateg, heronjë, idealistë, misionarë e vizionarë për lirin dhe të ardhmen e kombit tonë.

Jetuam e bashkëluftuam me ta, morëm e dhamë njëri tjetrt, bukën, ujin, municionin, por dhamë edhe besën e betimin se nuk do ndalemi deri në fitore dhe se liria nuk ka çmim!

Sa të privilegjuar që jemi si komb, si bashkëluftëtarë që ishim pjesë e epokës së dietarëve që drejtuan kombin, strategëve që drejtuan luftën, heronjëve që sollën lirinë.

Lavdi strategut Agim Ramadani,
Lavdi heronjëve të rënë në frontet e luftës së Koshares,
Lavdi të gjithë të rën’ve për liri!

Agimi po na vështron..!

Respekt për familjet e tyre,
nderim për bashkëluftëtarët!