FOTO&VIDEO

Kujtuan se vodhën orën 200 000 euro në Greqi, hajdutët në ishullin e miliarderëve i gjen belaja

Një grup hajdutësh profesionistë të orave të shtrenjta kishte udhëtuar që në maj në ishullin grek Mykonos për të gjuajtur miliarderët me qëllim përvetësimin e orendive të shtrenjta, por situata u ka dalë jashtë kontrollit në “goditjen” e fundit duke u detyruar që të paguajnë 7 000 euro për të dalë nga “vallja”.

Mediat greke raportojnë se synimi i radhës i hajdutëve ishte një bzinesmeni zvicerjan Daniel F. , i cili ndodhej prej një jave në Mykonos dhe mbante në orë një orë super të shtrenjtë “Richard Mille”.

Me ta parë hajdutët iu vunë pas dhe arritën t’ia merrnin orën, por në fund gjithçka rezultoi një dështim për ta, raporton abcnews.al.

Pas kapjes nga policia, biznesmeni deklaroi se ora nuk ishte e vërtetë, por një klon i orës origjinale që ai e kishte dhuratë nga një shok dhe e ruante në shtëpi.

“Ora është klon i orës origjinale dhe prej 5 vitesh punon shumë mirë. Nuk ka një vlerë 200 000 euro si origjinalja, por vetëm 2 mijë euro”, tha ai tek policët.

Pas kapjes, policia i detyroi hajdutët të paguanin një gjobë 5 mijë euro për krimin e kryer dhe 2 mijë euro si dëmshpërblim ndaj biznesmenit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago