POLITIKE

Fakte interesante për Grenellin: Ka mposhtur kancerin, është besimtar dhe homoseksual

Richard Grenell është ambasador në Gjermani dhe i dërguar special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi. Së fundmi ka marrë detyrën e tretë nga Trumpi, si ushtrues detyre i shefit të të gjitha agjencive të inteligjencës amerikane.

Grenell tani është ndër njerëzit më të besueshëm të Presidentit Trump dhe zëri i Shtëpisë së Bardhë në Evropë.

Grenell është personi që ka shërbyer më së gjati si zëdhënës i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara (2001 – 2008), dhe gjatë kësaj kohe ai ka punuar për katër ambasadorë.

Për gati dy dekada ai ka shërbyer si këshilltar kryesor për komunikime për zyrtarët publikë në nivelin federal, shtetëror, lokal dhe ndërkombëtar, si dhe për kompanitë të ranguara në Fortune 200.

Historia personale e Richard Grenell është impresionuese: ka mposhtur kancerin sëmundjen që shumë nuk mund ta kalojnë. Në llogaritë e rrjeteve të tij sociale, Grenell do që të gjithë të njihen me këtë sukës të tij në jetë. Ai e ka pjesë të biografisë së shkurtër në Tëitter shërimin nga kanceri.

Ai është zyrtari më i lartë amerikan që e ka pranuar haptas se është homoseksual. Ai është i martuar me Matt Lashley.

Grenell po ashtu ka cituar librin e shenjtë dhe ka përmendur besimin e tij në Zot.

“Besimi im i kishterë më mëson mua të mos gjykojë. Bibla ime më dëshmon se Zoti përdori të papërkryerën dhe njerëzit me të metat e tyre për të krijuar të mirën e jashtëzakonshme”, kishte shkuar para disa muajve Grenell.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago