BOTA

Falimentimi i bankës “Silicon valley” dhe frika e përsëritjes të krizës të 2008-ës

Banka amerikane “Silicon Valley” ka falimentuar, duke shkaktuar frikë te klientët në SHBA dhe në vendet ku ajo ka shtrirje në Europë. Por, një mesazh i presidentit Biden sqaron se sistemi bankar është i sigurt dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të bjerë si në vitin 2008.

Dhënësi më i madh i kredive për kompanitë e mëdha të tekonologjisë së lartë në SHBA ka falimentur. Bëhet fjalë për rënien e Bankës Silikon Valley me seli në Kaliforni, e cila ka shkaktuar shqetësime të forta në vend.

Agjencia qeveritare amerikane për sigurimin e depozitave vendosi mbylljen e bankës dhe marrjen nën administrim të të gjitha aseteve të saj. Vendimi u mor pasi banka nxorri në shitje mesjavën e kaluar, aksione me çmime shumë të ulëta. Qëllimi ishte të grumbullonte mbi 2 miliardë Dollarë fonde dhe të rriste vlerën e aksioneve që muajt e fundit kishin pësuar rënie kolosale, duke krijuar panik tek klientët që ishin dyndur të tërhiqnin depozitat.

Analistët thonë se kjo është një prej dështimeve më të mëdha të një banke që prej krizës së vitit 2008, ndërsa probleme ka shfaqur edhe dega e kësaj banke në Britaninë e Madhe.

Megjithatë, mundësitë janë shumë të pakta që falimentimi i kësaj banke të jetë shkëndija e një krize të re bankare si ajo e 15 viteve më parë.

Garancinë e dha këtë të hënë presidenit Joe Biden, i cili iu drejtua kombit për me mesazhin se sistemi bankar është i sigurt pas rënies së “Silicon Valley”. Depozitat e klientëve do të mbrohen dhe ata do të kenë akses në paratë e tyre që sot, përfshi edhe bizneset e vogla.

“Silicon Valley” është bankë e nivelit të dytë dhe shteti garanton depozitat falë edhe masave më të forta që aplikohen që pas krizës së bankave të mëdha në 2008.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago