Familja e Haki Imerit, veprimtarit të vrarë të LDK-së, ku shënon edhe vrasja e parë politike në Kosovën e çliriuar, ka folur për Kadri Veselin i cili sot gjendet në Hagë dhe do të dëshmon para Gjykatës Speciale.
Familja Imeri konsideron se Veseli nuk është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësin e shenjtorit, por ps eishte kreu i një organizate, siç e quajnë ata kriminale dhe është ftuar të tregoj të vërtetën.
Kjo familje thotë se Veseli duhet të jetë i sinqert dhe vetëm kështu mund të kontribuojë në të vërtetën e UÇK-së.
Familja Imeri, tutje në reagimin e tyre të publikuar në rrjetet sociale, thonë se, Veseli si urdhërdhënës i shumë “betejave” duhet të rrëfejë për to ashtu siç ishin, të rrëfej bukur dhe pa u nervozuar…
Kjo familje në fund ka një këshillë për Kadri Veselin.
Më poshtë reagimin e plotë:
Kadri Veseli sot merret ne pytje a? Disa media kinse se nuk e din ne çfare cilesie? ! Ne cilesine e te dyshuarit dhe ne kete rast mund te jete ne cilesine e deshmitarit .AI nuk eshte ftuar aty te behet shenjetor, eshte ftuar te tregoje te verteten per mandatin sa ka qene shef i nje organizate kriminale siç eshte shiku e cilesuar keshtu sepse ashtu kishte edhe veprimtarine .
Kadri Veseli duhet te jete i sinçerte ne rrefimin e tij dhe vetem ashtu mund t’i kontriboje te vertetes dhe UCK-se .Cdo tentim per te mashtruar DHomat e Specializuara nuk do te ndahet mire me kete institucion kredibil amerikano-europian.Kadri Veseli si urdherdhenes i shume “betejave” duhet te rrefeje per to ashtu siç ishin dhe vetem ashtu do te jete “faqebardhe” .Skenderbeu i Kosoves shpresojme te kthehet faqebardh me krahe skifteri.
Duhet te rrefeje bukur dhe i pa nervozuar per te gjithe ata njerz qe i ka marre ne pytje e ca nga ata edhe jane zhdukur e vrar.Duhet te rrefeje per veprimtarine e shikut si ministri e Qeverise se Perkoheshme te Hashim Thaçit , ka mjaft per te treguar por ka mundesi edhe te mbrohet ne heshtje , mundesi te cilen nuk e kane pasur shumica e atyre qe shiku i ka “trajtuar” dhe ekzekutuar.
Per nje gje duhet te jete i sigurte qe Dhomat e Specializuara nuk e rrahin nuk e torturojne as nuk do ta ekzekutojne .Eshte interesant se si funksionon e drejtesia .Ai qe dikur merrte ne pytje merret ne pytje tani nga dikush qe nuk mund as te mbrohet.
Nje keshille e vogel para se ti nenshtrohesh rentgenit te Dhomave te Specializuara .”Shoku Luli kafshimet e Gjarperit do te jene fatale nese nuk e flet te verteten”
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…