Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar ndaj disa zërave kritik që u janë bërë atyre në kohën e fundit.
Ata kanë sqaruar se Facebookun me emër ‘Haki Imeri’ e administrojnë djali i Hakiut, vëllai i vogël i Hakiut dhe një nip i Hakiut.
Ndërsa sipas tyre, skenarët e tjerë si ai datës 22 nëntor i vitit 2016 e menaxhon Hashim Thaçi.
Kjo familje, përmes këtij sqarimi kanë thënë se, me Hashim Thaçin dhe vëllain e tij Ganiun do të përfundojnë muhabetin e tyre pas epilogut që do të jap Gjykata Speciale.
Postimi i plotë:
Sot, eshte bere nje postim i cili aludon se faqen e Haki Imeri e mbajne njerz qe nuk kane lidhje me Hakiun. Nje sqarim per opinionin.
Kete faqe e administrojne djali i Hakiut, vellau i vogel i Hakiut dhe nje nip i Hakiut. Ndersa skenaret e tjere si ai i dates 22 nentor 2016 e ketej i manegjon Hashim Thaci permes atyre qe i ka shendrruar ne instrumente te turpshme.
Thone; ska “Fis pa nje pis” .Kushdo qe keni interese te dini per ne ne kemi thye tabune se Baci ka drejte se eshte me i vjetri, se Bali ka thene… duhet respektuar per shkak te moshes… , se Axha i madh eshte ne vend te Babes… e shabllone tjera qe shoqerine tone e kane derguar ne humnere.
Duhet te dihet se keso formash e linqojne individin dhe shoqerine , konstrukte te tille duhet te bien gjithe andej.
Hashim Thacin po e pengon shume fakti qe tere familjen nuk po ka mundesi ta kap, instrumentalizoje per qellime te veta.
Me Hashim Thacin dhe Gani Thaçin e perfundojme muhabetin pas epilogut qe e jep Gjykata Speciale.