Liridona u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës, teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët.
33-vjeçari Naim Murseli pretendoi se ajo u vra gjatë një tentative grabitjeje. Megjithatë hetimet bënë që këtë të premte autoritetet hetimore në Kosovë të zbardhin të vërtetën: Vrasjen e Liridonës e porositi pikërisht bashkëshorti i saj.
Naim Murseli u arrestua gjatë orëve të pasdites së bashku me Granit Plavën, personin që dyshohet se qëlloi ndaj 30-vjeçares. Në pranga si bashkëpunëtor ra edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
33-vjeçari Naim Murseli raportohet se e ka pranuar porositjen e vrasjes së tij para autoriteteve hetimore