Janë zbuluar emrat e katër anëtarëve të familjes shqiptare në Itali, që u shuan si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në zonën e Luccës.
Mediat italiane bëjnë me dije se kanë humbur jetën babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe, raporton A2CNN.
Një person i pestë u shpëtua, por ndodhet në gjendje kritike për jetën. Bëhet fjalë për vëllain e kryefamiljarit të ndjerë, i cili mbërriti në vendngjarje pasi familja nuk po u përgjigjej telefonatave.
Të dëmtuar kanë mbetur edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Tragjedia është regjistruar rreth orëve të mbrëmjes, kur ekipet e shpëtimit hynë në banesë dhe u përballën me skenën dramatike, ku gjetën tryezën e shtruar dhe katër trupa të pajetë përtokë.
Në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Porcari-t, i cili u shpreh i tronditur për tragjedinë, që ka prekur të gjithë komunitetin e qytezës së vogë, që ndodhet vetëm pak kilometra larg Luccës.
Prokuoria ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ku po analizohen disa të dhëna specifike. Ata po përpiqen të kuptojnë nëse kaldaja ishte e regjistruar, apo e instaluar komform rregullave dhe nëse u është nënshtruar inspektimeve.
Shtëpia ku ndodhi tragjedia ishte në pronësi të të ndjerit Arti Kola, i cili sipas dëshmitarëve, e bleu atë rreth tre vjet më parë, por familja ishte zhvendosur vetëm kohët e fundit.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…