Konfliktet për çështje pronësore është një ndër arsyet pse qytetarët në qytetet e ndryshme të Kosovës hyjnë në probleme me njëri-tjetrin. Ata nuk kursejnë as ofendimet e kërcënimet mes vete, madje duke eskaluar edhe në përleshje fizike, raporton Gazeta Sinjali.
Një pronë në fshatin Burrnik të Ferizajt u bë sebep që dy familjarë të rrihen keq mes vete.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur dje, ku pas telasheve të vazhdueshme me konteste pronësore, dy të dyshuarit janë përfshirë në një përleshje fizike duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.
Dy burrat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, derisa njëri prej tyre për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.
Po ashtu Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit të shtëpisë së njërit prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pa leje nga organet kompetente.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…