POLITIKE

Fashisti i egër Vulin: Të jesh mik me SHBA-në dhe NATO-n është më i rrezikshëm sesa me Rusinë

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin e ka akuzuar Perëndimin se qëndron prapa kërcënimeve me bomba që u bënë ditëve të fundit në Beograd.

“Kjo është një formë e luftës psikologjike, terrorizmit modern, është e frikshme. Është e pamundur të ndalen këto raportime dhe na takon ne të rrisim parandalimin”, tha Vulin për TV Prva.

Ai tha se “në emaile thuhej se bombat ishin vendosur për shkak se Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë”.

“Por nëse vendosim sanksione ndaj Rusisë, a mendoni se kërcënimet nuk do të vinin nga pala tjetër? Në vendet e mëdha, Rusia, Amerika … ka një epidemi të raporteve të tilla. Është thjesht diçka me të cilën duhet të jetoni”, tha Vulin.

Ministri serb që njihet si një nga faktorët më anti-Perëndim dhe më pro-rus në Serbi, iu kundërpërgjigj kërkesave nga SHBA-ja e BE-ja që Serbia të largohet nga Rusia. Më së fundmi, këtë kërkesë e pati edhe ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill.

“Rusia nuk na ka bombarduar asnjëherë, nuk na ka kërkuar ta njohim Kosovën… Ju duhet të kujdeseni për interesat tuaja. E di, përfaqësuesit e fuqive të mëdha do të thonë ‘mos shikoni të kaluarën’”, tha Vulin.

Më tej, ai nuk e harroi zakonin për ta dëshmuar servilizmin e tij të vazhdueshëm ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiq ishte i qartë, ai tha se ne do të kujdesemi për veten, imazhin tonë, të kaluarën tonë, të ardhmen tonë. Nuk mund të harrojmë se Rusia pengoi rezolutën britanike të vitit 2015 në Kombet e Bashkuara, se serbët janë një popull gjenocidal. Askush tjetër nuk do ta kishte atë guxim dhe durim”, tha Vulin.

Në fund, ai përsëriti qëndrimin e tij të ngurtë kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

“A do të ndryshonte vendosja e sanksioneve kundër Rusisë ndonjë gjë në ekonominë e Rusisë? Nuk do të ndryshonte. Pse ka kaq shumë këmbëngulje për të? Pse, pra, nuk thuhet: ‘Ju, serbët, nuk mund të zgjidhni miqtë tuaj, ne do të zgjedhim tanët”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago