Analisti dhe drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli së fundmi ishte ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Sheholli, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në Gjykatën Speciale është ftuar për shkak se babai i tij është vrarë në vitin 1997 në rrethana të panjohura.
Ai thotë se i ka pyetur në Gjykatën Speciale pse e kanë ftuar kur ai ishte në dijeni që Spacilja nuk do të merret me rastet e vitit 1997.
“Nga Gjykata Speciale më thanë se meqë emri i babait tim është përmendur nga një komunikatë e UÇK-së, atëherë ata do të merren edhe më këto raste”.
Sheholli thotë se në Gjykatën Speciale ka thënë se nuk dyshon që UÇK-ja e ka vrarë babain e tij.
Ai ka sqaruar edhe aktivitetin e babait të tij që shpesh është etiketuar me cilësi të ndryshme.
“Pas vrasjes së babit tim është lëshuar një komunikatë nga UÇK-ja ku thuhet se babi im ka qenë deputetët e Partisë Socialiste të Serbisë, ka marrë pjesë në varrimin e një serbi, ka qenë punëtor i UDB-së. Asnjëra nga këto nuk kanë qenë të vërteta. Për mua ishte e papranueshme kjo komunikatë pasi asnjëra nga to nuk kanë qenë të vërteta”.
Analisti thotë se komunikata të tilla kanë pasur qëllim që të bëhen vëllavrasje mes shqiptarëve.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…