LAJME

FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!

FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks si personin e armatosur të përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit Donald Trump.

“FBI-ja ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si i përfshirë në atentatin e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani.
Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim, dhe kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë me hetimin inkurajohet të dërgojë foto ose video në internet në FBI.gov/butler ose të telefonojë 1-800-CALL-FBI.“-thuhet në njoftimin e FBI-së.

20-vjeçari ishte një votues i regjistruar republikan.  Incidenti po hetohet si atentat, sipas njoftimeve të mediave, dhe mund të intensifikojë dhe komplikojë më tej garën presidenciale. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim. Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret.
Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre.
“Çka është më e rëndësishme,” tha ai, “dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e personit që u vra, si dhe për familjen e një personi tjetër që u plagos rëndë. Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë.

Në veshin e majtë dhe në fytyrën e ish-presidentit dukeshin shenja gjaku pas atyre që u dukën se ishin të shtëna e që vinin nga një drejtim i panjohur. Kur po largohej, ai ngriti një grusht drejt turmës, e cila thërriste: “SHBA, SHBA”.

Sulmi erdhi pas një dite të ngjeshur fushatash për zotin Trump dhe ish-Presidentin Joe Biden në garën presidenciale të 2024-ës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

10 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago