BOTA

“Fëmijët e mi nuk kanë TikTok”, CEO i kompanisë pranon para Kongresit amerikan se kinezët mund të kenë akses tek të dhënat e përdoruesve

Siguria e të dhënave të përdoruesve amerikanë në rrjetin social TikTok bëri që CEO i kompanisë të dëshmojë të enjten para Kongresit amerikan. Disa ligjvënës amerikanë kërkojnë që aplikacioni i videove të mos lejohet të përdoret në SHBA, për shkak se të dhënat e përdoruesve kontrollohen nga Partia Komuniste e Kinës.

CEO i TikTok, Shou Zi Chew, u përball me akuza të shumta dhe pyetje të rëndësishme, disa prej të cilave nuk u dha përgjigje.

Në një moment të dëshmisë, Chew pranoi se fëmijët e tij nuk e përdorin aplikacionin, i cili numëron më shumë se 1 miliard përdorues mujorë në të gjithë botën, sipas vetë Chew.

Sipas Chew, fëmijët e tij jetonin në Singapor dhe në atë shtet versioni i TikTok nuk lejon përdorimin për personat nën moshën 13 vjeç. Por ai u kujdes të sqaronte se, nëse fëmijët e tij do të jetonin në SHBA, do t’i linte ta përdornin aplikacionin, i cili nuk ka kufizim moshe.

Shqetësimi më i madh për ligjvënësit amerikanë është siguria e të dhënave të përdoruesve të TikTok në SHBA, që numërohet të jenë 150 milionë, sipas vetë deklarimeve të Chew. Ai tha se kompania ka në plan të ndërtojë një magazinë virtuale, përmes firmës amerikane Oracle, ku do të ruhen të gjitha të dhënat e përdoruesve amerikanë, në tokë amerikane.

Por duke qenë se projekti nuk ka përfunduar ende plotësisht, Chew konfirmoi se inxhinierët e ByteDance – kompanisë kineze që ka krijuar TikTok – kanë akses te këto të dhëna nga Kina. “Ne operojmë globalisht dhe inxhinierët kinezë kanë akses tek të dhënat”, tha ai.

Ky pohim ishte “fitorja” më e madhe për ligjvënësit amerikanë, të cilët argumentojnë se duke qenë se punonjësit e kompanisë në Kinë kanë akses tek të dhënat, kjo nuk pengon edhe qeverinë kineze të ketë akses në to. Të premten, Ministria e Jashtme e Kinës përsëriti pretendimet se nuk u kërkon kompanive që të dorëzojnë të dhënat e përdoruesve që ruhen në shtete të tjera.

Gjatë dëshmisë së tij, Chew u përpoq disa herë të distanconte TikTok nga ByteDance, por pasi u pyet disa herë, u detyrua të pranojë se edhe ai vetë ka aksione te kompania kineze, dhe më parë ka qenë Shefi i Financave atje.

Si rrallëherë në vitet e fundit, ajo që u vu re në Kongres ishte një qëndrim i njëjtë i republikanëve dhe demokratëve në kritikat kundër TikTok. “Faleminderit zoti Chew që na bashkove”, tha kongresmeni republikan Dan Crenshaw gjatë seancës.

Siç raporton BBC, TikTok thuhet se ka shpenzuar miliona dollarë për lobim në Uashington. Por nëse veprimet e Kongresit amerikan vijojnë në këtë linjë, do të duhet të shpenzojë shumë më tepër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago