Teksa po votohet nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Agim Veliu, ia kanë krisur drekës.
Kryeministri Avdullah Hoti, i propozuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, që ta zë vendin e Vjosa Osmanit në parti, është parë teksa ka drekuar së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij në qytetin e Pejës.
I shoqëruar në krah të Hotit, në mesin e shumë personave, është parë edhe zv.kryeministri, Driton Selmanaj.
Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, drekën kanë zgjedhur ta hanë në një restaurant në periferi të Podujevës.
Kurse, aktualisht është i hapur votimi për iniciativën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, që ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozita e nënkryetares së partisë dhe në vend të saj, ta vendos kryeministrin Avdullah Hoti.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…