Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka nisur procedurën kundër Federatës së Futbollit të Serbisë.
“Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka nisur procedurat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë për shkak të shkeljeve të nenit 12 (sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve), 13 (diskriminimi) dhe 16 (rendi dhe siguria në ndeshje) në ndeshjen e luajtur ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës më 2 dhjetor”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.
Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës pati shumë zhurmë dhe incidente, si para, gjatë dhe pas ndeshjes, si në fushë ashtu edhe në tribuna, madje edhe jashtë stadiumit ku u regjistrua një përleshje mes tifozëve serbë dhe shqiptarë.
Xhaka🇦🇱 vs. serbs pic.twitter.com/cjoXVbcc1t
— Flamur Maxharri (@FLAMURIMAX) December 3, 2022