Fiku frigoriferin sepse i pengoi tingulli, pastruesi shkatërron 25 vjet kërkime të kolegjit amerikan

Një pastrues në një kolegj në New York shkatërroi aksidentalisht dekada kërkimesh duke fikur një ngrirës pasi donte që të heshte tingujt e “alarmit të bezdisshëm”.

Instituti Politeknik Rensselaer (RPI) po padit punëdhënësin e pastruesit, duke pretenduar se nuk kishte trajnimet e duhura. Sipas një padie të paraqitur në gjykatën supreme të New Yorkut në fillim të këtij muaji, universiteti po kërkon më shumë se 1 milion dollarë dëmshpërblim, raportoi gazeta Times Union.

“Sjellja dhe neglizhenca e njerëzve shkaktuan të gjitha këto”, tha Michael Ginsberg, një avokat për RPI-në për Times Union. “Fatkeqësisht, ata fshinë 25 vjet kërkime”.

Pastruesi, emri i të cilit nuk përmendet në padi, ishte i punësuar në “Daigle Cleaning Systems” dhe punoi në RPI për disa muaj në vitin 2020, kur ndodhi incidenti.

Frigoriferi i laboratorit përmbante disa kultura që ishin pjesë e një projekti kërkimor mbi fotosintezën. Ato ruheshin në -80 gradë Celsius.