Fillojnë lajmet e mira nga Malisheva: Vetëm sot janë shëruar tetë persona

Malisheva shumë shpejt doli në krye të listës së rasteve me koronavirus në mbarë vendin. Por, tani që këtë vend ia la Suharekës, gjendja po shkon drejt përmirësimit.

Bazuar në rezultatet që publikoi sonte Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, tetë persona nga Malisheva konsiderohen plotësisht të shëruar, pasi edhe në analizën e dytë kanë rezultuar negativë, njofton Klan Kosova.

Numri i sotëm i të shëruarve e çon në në 31 numrin e përgjithshëm të personave të shëruar.

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës është kjo:

70 persona të prekur me Covid-19, prej tyre 31 persona janë shëruar, një ka pësuar me fatalitet dhe aktualisht të prekur me Covid-19 janë 38 persona, të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive apo në shtëpitë e tyre.