Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni janë takuar sot në Berlin me Përfaqësuesin Special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Në këtë takim, Grenell ka kërkuar që të hiqet taksa dhe të merren vendime të cilat mundësojnë avancimin në dialogun me Serbinë.
Përveç tjerash delegaioni i LDK’së kanë njoftuar për zhvillimet rreth koalicionit, ndërkohë mbetet të shihet nëse Agim Veliu është bindur nga Grenell për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV’në.
Njofitmi i plotë:
I Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell, u takua sot në Berlin me delegacionin e LDK-së në përbërje të Agim Veliut, nënkryetar i LDK-së dhe Avdullah Hotit e Skender Hysenit, anëtarë të Kryesisë së LDK-së.
Gjatë bisedës, Ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë.
Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës.
Delegacioni i LDK-së e njoftoi Ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…