BREAKING NEWS

Filmi “Exil” i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Festivalin e Sarajevës

Filmi i regjisorit Visar Morina “Exil”, fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

“Exil” u shpërblye me çmimin “Zemra e Sarajevës” për filmin më të mirë, në ceremoninë e mbajtur online para pak minutash.

Festivali i Sarajevës është ndër më të njohurit në Evropë. Kjo është hera e parë që një film kosovar merr çmimin kryesor.

Këtë vit juria e programit kryesor garues përbëhej nga regjisori francez Michel Hazanavicius, drejtori artistik i Festivalit të Berlinit Carlo Chatrian, aktorja kroate Jadranka Dokiq, regjisori serb Sërdan Goluboviq dhe nga ekspertja e industrisë nga Meksika, Andrea Stavenhagen.

“Jam shumë i gëzuar me çmimin, faleminderit! E kisha një vit shumë të ngarkuar në realizimin e këtij filmi dhe nganjëherë ndihesha më i humbur se karakteri i filmit, e ky çmim më ndihmon shumë. Falemnderit jurisë dhe festivalit”, ka thënë Morina, përcjell Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi i Morinës, sot mori edhe një çmim tjetër, atë nga magazina evropiane ”Cineuropa” për regjinë më të mirë.

Filmi, një bashkëprodhim i Kosovës me disa shtete të tjera, rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Në filmin “Exil” rolet kryesore i luajnë: Sandra Huller, Mishel Matieviq, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Ameli Kabashi e disa të tjerë.

Ky edicion i Festivalit të Sarajevës kishte një prezencë të madhe të kinematografisë se Kosovës ku përveç pjesëmarrjes së filmit “Exil”, ishin edhe “Galaktika e Andromedës”, premier botërore nën regji të More Raçës, pastaj “Zana” dhe “Vera Andrron Detin”.

Në festivalin e sivjetmë u shfaqën 187 filma, derisa 49 ishin në garë për “Zemrën e Sarajevës”.

Çmimin për regjisorin më të mirë e fitoi Ru Hasanov për filmin “The Island Within”, atë për aktoren më të mirë, Marija Shkariçiq për filmin “Mare”, për aktorin më të mirë, Vangelis Mourikis për filmin “Digger”.

Filmi më i mirë i shkurtër u shpall “Antiotpad” në regji të Tina Zabiqit. Çmimi “Zemra e Sarajevës për studentë i takoi filmit “The Great Istanbul Depression”.

Me “Zemrën e Sarajevës” të veçantë u nderuan regjisori Michel Franco dhe aktori Mads Mikkelsen, bëri të ditur Klix.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago