Filmi me metrazh të gjatë i titulluar ‘Illyricvm’ thuhet se do jetë filmi i parë që sjell në skenë ilirët e lashtë dhe ilirishten në një bashkë-produksion mes Kosovës, Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Bosnjës.
I konceptuar në vitin 36 para erës sonë, në film do të flitet për përvojën e një djali të ri ilir, në një kohë kur principatat ilire kanë qenë nën pushtimin romak.
Sipas, përmbledhjes së publikuar nga autorët, i riu thirret nga një divizion romak i kohës, për t’i ndihmuar në mbledhjen e taksave nga vendasit – një detyrë që fillimisht mendohej e lehtë, por që më vonë rezulton të jetë plot sfida të papritura nga fiset ilire të cilat tregojnë më tepër rezistencë seç pritej duke refuzuar të përulen dhe nënshtrohen.
Ne e shohim jetën e atëhershme dhe ligjet arkaike e brutale nga sytë e këtij të riu, i cili shihej nga romakët si një ‘barbar primitiv’, por që gradualisht i ndihmon ata të kuptojnë se dy botët e tyre nuk janë edhe aq të ndryshme nga njëra tjetra.
Regjisori i filmit është kroati Simon Bogojević Narath, producent shqiptari Fatmir Spahiu dhe aktor kryesor, shqiptari nga Kosova, Ylber Bardhi.
Filmi pritet të vihet në skenë për herë të parë në Festivalin e Filmit në Kroaci më 21 korrik.