Filmi izraelito-iranian u filmua në fshehtësi për të shmangur dyshimet

Produksioni i parë i bashkëdrejtuar nga kineastët iranianë dhe izraelitë duhej të xhirohej në fshehtësi për të parandaluar ndërhyrjet e mundshme nga Teherani, thanë për Reuters regjisorët Zar Amir Ebrahimi dhe Guy Nattiv.

Filmi “Tatami”, një triller me plot tensione që ka në qendër kampionatin botëror të xhudos, fitoi premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecia në fundjavë, duke marrë një ovacion të madh, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

E ky film zhvillohet gjatë ditës së vetme të konkursit si një kampion iranian i xhudos, i luajtur nga aktorja amerikane që flet farsi, Arienne Mandi, urdhërohet të falsifikojë një dëmtim për të shmangur një ndeshje të mundshme me një konkurrente izraelite.

Të dy regjisorët e xhiruan filmin në Gjeorgji, një vend që iranianët mund ta vizitojnë lehtësisht, pos kësaj ata qëndronin në hotele të ndara, flisnin anglisht dhe nuk e lejonin që të bënin një film kaq të ngarkuar politikisht.

“E dija se ka shumë iranianë atje, kështu që ne po përpiqeshim ta mbanim të qetë dhe të fshehtë,” tha Amir Ebrahimi, në rolin e trajnerit të xhudistes gjithnjë e më të tmerruar.

Ndërsa Nattiv tha se ishin të fshehtë dhe e dinin se është një gjë e rrezikshme.

Irani nuk e njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe i ka ndaluar sportistët e tij të konkurrojnë kundër izraelitëve.

Në një incident që frymëzoi “Tatamin”, Federata Ndërkombëtare e Xhudos në vitin 2021 i dha Iranit një ndalim katër-vjeçar për presionin e një prej luftëtarëve të tij që të mos përballej me një izraelit.

Amir Ebrahimi, me çmimin për aktoren më të mirë në Kanë në vitin 2022 për “Holy Spider”, u arratis nga Irani në vitin 2008 nga frika e burgosjes dhe goditjeve me kamxhik, pasi u publikua një video private e saj.

Ajo tha se i duhej kohë për të menduar për pasojat e mundshme përpara se të pranonte ofertën e Nattiv për ta bërë filmin.

“Ajo që kam mësuar për qeverinë iraniane është se përderisa keni frikë se mund t’ju arrestojnë, ata mund t’ju vrasin, ata mund të bëjnë telashe rreth jush. Por për sa kohë që nuk keni frikë do të jetë mirë”, tha ajo.

Nattiv zbuloi se kishte ndihmuar Amir Ebrahimin të bënte një vizitë klandestine në Izrael, diçka që Teherani absolutisht e ndalon për qytetarët e tij