LAJME

“Shqipëria, e lirë dhe e mirë”, ish-ushtaraku amerikan tregon pse zgjodhi vendin tonë për të jetuar me familjen

Jeremy, një ish-ushtarak amerikan, ka zgjedhur të zhvendoset në Shqipëri për një arsye shumë të veçantë: kujdesin ndaj të birit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Ai thotë se ka gjetur këtu një vend më të përballueshëm për jetesë dhe një komunitet mikpritës.

“Çfarë më solli në Shqipëri është djali im, i cili ka një problem shëndetësor të quajtur Huntington’s Disease. Shpenzimet mjekësore janë shumë të larta dhe më duhet të punoj gjatë gjithë kohës. Unë jam ish-ushtarak dhe kam një pension, kështu që të jetoj këtu më ndihmon ta përballojmë jetesën dhe të fokusohemi tek kujdesi mjekësor i djalit tim. E kuptoj që Shqipëria nuk është shumë e njohur për shërbimet mjekësore, por është e përballueshme. Gjithashtu, djali im e dashuron, ai ndihet mirë këtu”, thot Jeremy Pierce.

Pavarësisht sfidave, ai dhe familja e tij janë përshtatur shpejt me jetën në Shqipëri. Për të, vendi ynë është një shtëpi e re, ku fëmijët e tij po mësojnë të duan kulturën dhe traditat shqiptare.

“Fëmijët e mi e dashurojnë Shqipërinë. Kalatë janë pjesa e tyre e preferuar, dhe pas tyre, ushqimi. Kam vetëm dy muaj këtu, por ne kemi vendosur të jetojmë këtu. Kemi një shtëpi në Sauk. Njerëzit janë fantastikë. Para se të vija, dëgjova përvoja të amerikanëve të tjerë dhe të gjithë thoshin sa mikpritës janë shqiptarët. Nuk e kisha imagjinuar se do të ndihesha kaq rehat vetëm falë njerëzve këtu.”

Përveçse është integruar në stilin e ri të jetesës, ai ndjek pasionin e tij duke dokumentuar përvojën në Shqipëri përmes videove me dron, për t’ua treguar miqve bukuritë e këtij vendi ende të panjohur për shumë amerikanë.

“Kur u thashë se do të jetoja në Shqipëri, pyetja e parë ishte: ‘Ku është kjo?’. Amerikanët nuk e dinë, por kur i tregoj pamjet e Tiranës, plazheve, kalave, ata mahniten dhe më thonë se duan të vijnë ta shohin… Dhe, më e rëndësishmja, mund të kujdesem për djalin tim. Shkurt, ne kemi rënë në dashuri me Tiranën.”

Jeremy pohon se Shqipëria nuk ishte në listën e vendeve ku mendonte të jetonte, por me kalimin e kohës dëshira për të qëndruar u rrit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago