FOTO&VIDEO

Filmi që tronditi Venecian, Jude Law portretizon “Magjistarin e Kremlinit”

Jude Law nuk i druhet aspak hakmarrjes për interpretimin e Presidentit rus Vladimir Putin në “The Wizard of the Kremlin”, një film i ri që do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Venecia, i cili ofron një vështrim drithërues dhe të trilluar mbi ngritjen e Putinit në pushtet.

“Shpresoj jo, por nuk kisha frikë nga pasojat. Filmi rrëfen ngritjen e Putinit. Ne nuk kërkonim polemika për hir të polemikave. I jam shmangur imitimit të rreptë të Putinit, ndërkohë që jam përpjekur të kap thelbin e këtij burri. Është e mahnitshme se çfarë mund të bëjë një maskim i shkëlqyer”, – tha Law.

“Magjistari i Kremlinit”, me regji nga francezi Olivier Assayas (Olivier Asaja) dhe me protagonist edhe Paul Dano, tregon Putinin të pamëshirshëm, duke hequr nga rruga të gjithë ata që i dalin përpara.

Bazuar në një roman bestseller nga Giuliano da Empoli, filmi sjell jetën e Vadim Baranov, një njeri i fshehtë brenda Kremlinit, i cili ngrihet nga artist në producent televiziv, përpara se të bëhet një komentator për një Putin të ri. Nga zyra e tij në Kremlin, ai krijon rrëfime që mjegullojnë të vërtetën dhe propagandën, besimin dhe manipulimin, duke hequr dorë nga vlerat e tij për t’i shërbyer zotit të tij, i cili është i vendosur ta rikthejë Rusinë në madhështi pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

“The Wizard of the Kremlin” është një nga 21 filmat që konkurrojnë për çmimin prestigjioz Luani i Artë, i cili do të jepet më 6 shtator.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago