Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç janë takuar sot në Pekin, aty ku të dy ndodhen me ftesë të Xi Jinping, për të marrë pjesë në paradën madhështore në sheshin Tiananmen, ditën e mërkurë.
Vuçiç e falënderoi Putinin në rusisht për pritjen e ngrohtë që iu bë gjatë vizitës së tij në Moskë më 9 maj, ndwrsa Putin tha se Rusia respekton politikën e pavarur të Serbisë.
Presidenti i Serbisë falënderoi Putinin për mbështetjen e tij në ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe për qëndrimin e tij miqësor ndaj popullit serb. Vuçiç theksoi se Serbia dëshiron një bashkëpunim edhe më të fortë me Rusinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për furnizimin me energji dhe gaz.
“Për Serbinë, bashkëpunimi në nivelin më të lartë me Rusinë në të gjitha fushat është shumë i rëndësishëm dhe shpresoj se do të kemi mundësinë të përmirësojmë disa aspekte të bashkëpunimit. Energjia është një fushë shumë e rëndësishme, veçanërisht prokurimi i gazit”, tha Vuçiç në rusisht.
Ai shtoi se tubacioni i planifikuar i naftës me Hungarinë do të mundësojë përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe theksoi se të gjitha kompanitë ruse janë të mirëpritura në projektet e infrastrukturës në Serbi.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…