Fisnik Ismaili i PSD-së ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve ku fitues doli ish-partia e tij, Vetëvendosja ndërsa e dyta LDK-ja.
“Mos harroni: në 2007 Hashimi pat fitue pikërisht me fjalinë e plotve “T’ia jepim një shansë edhe këtij”. Me dorën tuej e keni votue (unë jo). Ibrahimi, para tij, nja 15 vjet tjera na pat ngrehë zhag. Shpresoj që s’përsëritet historia, e del hajër prej natës së sontme, e bahet mirë për juve”
Reagim i plotë në Facebook:
Po ia uroj fituesit qetash, pa ra me fjetë.
S’asht se kam pritë najsen ma ndryshe. Pishman s’jam për hiç kurrgja. A del baba, a nana fituese, s’e kam rrue asnjiherë. Prej Lëvizjes s’kam dalë me qëllim me e dobësue, por sepse s’kam dashtë kurrkujt me iu nënshtrue, qysh s’iu kam nënshtrue as babës tem, as komandantëve të mi mbas lufte, as PSD-së, as koalicionit në këtë fushatë. Rrebel i leshit. Qasi jam.
Gjithë kam qenë, e jam i hapun për respekt e bashkëpunim, asnjiherë për nënçmim e nënshtrim.
Mbetet me i pa dy gjana: Qysh po bahet qekjo qeveri, se ka me u dashtë me ba koalicion me “hajnat” të cilët ka premtue se i çon në burg, edhe a po bahna debotet tuj lu koqe me Kitrrën, çorapet me vija e rimat e mija, prej një profili n’FB e Insta, pa faqe të sponzorueme e pa kerefekte. Kish qenë fore e mirë. T’e shohim mbas do dite a po hi.
Përndryshe, nëse bahna debotet pa i jepë zor me ba fushatë për vete, qysh s’i kam jepë as në dy mandatet e kalueme (me u shty me gjin në Facebook s’është najfarë mundi), e duke ju kallxue ashiqare fintat e politikanëve (e pseudogazetarëve) që i përdorin me ju bindë me i votue, atëherë llogaritne sa lehtë mundet me ju mbushë mendjen nji fushatë e mirëfilltë e organizueme prej një subjekti, që s’nalet tuj ba propagandë me vjet.
Dallimi është që unë s’kam rrejtë asnjëherë.
E, pa e pa tuj qeverisë dikon, s’e din se a të ka rrejtë me vjet.
Mos harroni: në 2007 Hashimi pat fitue pikërisht me fjalinë e plotve “T’ia jepim një shansë edhe këtij”. Me dorën tuej e keni votue (unë jo). Ibrahimi, para tij, nja 15 vjet tjera na pat ngrehë zhag. Shpresoj që s’përsëritet historia, e del hajër prej natës së sontme, e bahet mirë për juve.
Se sa për mue, jam sigurue që punoj me mirë e ndershëm me biznesin tem qe 15 vjet, pikërisht prej faktit se s’ia jap kurrkujt kënaqësinë me u varë prej tij/saj.
Ideali, miq, po iu shkërrdhejke njeriut në momentin kur po vijka era pushtet. E kam përjetue në luftë, me kUmandantat profitera, e edhe në paqe, gjatë rrugëtimit tim politik, me egot e secilit. Asnjani s’ka mujtë me i shkerrdhye idealet e mia, amo.
Rrebel e kritik faqebardhë ndaj gabimeve të pushtetit kam me qenë gjith, pa u tutë as një të vetmin sekond as prej liderëve, as militantëve. Punën e mirë kam me e çmue, e bashkëpunue nëse është për të mirën e përgjithshme. E nëse hi prapë debotet, e baj edhe prej foltores edhe këtë mandat.
Nëse s’hi, vazhdoj ju baj dizajne n’Karrotë, ju hjeki killa n’Transformohu, e ju shtroj ushqim të shëndetshëm në Ha Mirë, me çmime të volitshme.
Qoftë me hajr ndryshimi. Ndihmone me punë, kritikone me vend, mos pritni me u ba vetë veç me një ditë votimi, por duke i grahë bothës çdo ditë.
Në të njajtin shehër kemi me jetue me njani tjetrin edhe gjatë. Asnjëherë duke u urrejtë.
Shnet,
Fisi
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…