POLITIKE

Fisnik Ismaili e pranon se gaboi që shkoi në PSD

Një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë që nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje, ish-anëtari i kësaj partie që tash është në PSD, Fisnik Ismaili si duket i ka rënë pishman që e la partinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

I pyetur në Facebook, nëse do të kthehej pas fitores në Lëvizjen Vetëvendosje, Fisnik Ismaili është përgjigjur se ka bërë gabim në kohën kur 12 deputetë kishin dalë nga Vetëvendosje për të krijuar më vonë PSD-në që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.


I njëjti tha se do të bënte më mirë nëse atëherë të kishte dalur si deputet i pavarur deri në përfundim të mandatit, e që të mos vazhdonte më tutje të merret me politikë.

“Një gabimth e kam ba: është dashtë me dalë i depotet pavarun qatëherë kru dola, me nejtë deri në fund të mandatit edhe mos me rr.. për asnji parti politike ma”, është përgjigjur Ismaili.

Ish-deputeti i PSD-së, dje pas shpalljes së rezultateve të para ka dalë me status në Facebook, nga ku ka uruar Vetëvendosjen për fitoren.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago