POLITIKE

Fitorja e Albin Kurtit, eveniment kombëtar që frikëson Serbinë

Avokati  Spartak Ngjela, në një intervistë  për “Bota sot”, deklaroi se shqiptarët mbijetuan nga një konspiracion 180 vjeçar kundër tyre.

Me një fjalë, pavarësia e Kosovës sipas Ngjelës, është triumf historik.

Më tej, Ngjela, tha se fitorja e Albin Kurtit në Kosovë, është eveniment kombëtar. Por, do të varet se si do të ndërtojë politikën kryeministri i ri.

Sipas tij, ajo që e dallon në këto momente politike është mendimi im se, serbët e kanë frikë.

Ai, tha se kur kundërshtari të ka frikë , t`i je një hap përpara tij në politikë.

“Fitorja e Albin Kurtit në Kosovë, është eveniment kombëtar. Por do të varet se si do të ndërtojë politikën kryeministri i ri. Ajo që dallon në këto momente politike është mendimi im se, serbët e kanë frikë. Kur kundërshtari të ka frikë , ti je një hap përpara tij në politikë. E di Kurti këtë? Nëse nuk e di, le ta mësojë: unë jam i sigurt që politika serbe e ka frikë. Aspekti i dytë është patriotizmi i drejtpërdrejtë që ai shfaq. Patriotizmi shqiptar ka qenë dhe mbetet të jetë guxim. Është e vështirë të jesh patriot shqiptar dhe të drejtosh politikën. Por, kjo shfaqje e Albin Kurti, është risi. Edhe Ramush Haradinaj e ka pasur, por jo deri këtu. Patriotizmi shqiptare është stigmatizuar nga jashtë dhe nga brenda Shqipërisë. Jashtë, sidomos nga Athina dhe Beogradi politika patriotike është quajtur Shqipëri e Madhe. Kurse brenda Shqipërisë dhe Kosovës është luftuar si regres për kohën. Në fakt, të brendshmit janë të shiturit, ndërsa të jashtmit, duan të evokojnë skemën fashistë të Luftës së Dytë Botërore”, thotë Ngjela.

Ai porositi Albin Kurtin që duhet  ndjekë politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, dhe të flasë hapur për bashkimin ekonomik Shqipëri-Kosovë; për një reformë të përbashkët arsimore, për ngritjen e menjëherëshme të nivelit të shkollës shqiptare, dhe për një universitet shqiptar të cilësisë së lartë perëndimore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

24 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago