Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, Nisma Socialdemokrate në koalicion me AKR-në e PD-në, zgjodhën që të drejtohen në PZAP me shpresën që ky institucion do t’i marrë për bazë ankesat e tyre, e që do të mundë të ndikojnë diçka që këta të kalojnë pragun zgjedhor.
Gazeta Express ka siguruar ankesat që ky koalicion ka nisur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Ky koalicion, përveç për votat e ardhura nga Serbia e për rinumërim, ishte ankuar edhe kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme, nga ku kanë propozuar që t’u aprovohet si e bazuar ankesa që ky institucion t’i shpallë të parregullta 6.544 votat që kishin ardhur nga diaspora, e të cilat tashmë ishin numëruar. Për to ishte kërkuar edhe që të largohen nga rezultati përfundimtar.
Këto vota që kishin shkuar në total gati për Lëvizjen Vetëvendosje, e patën thelluar nën prag gjendjen e koalicionit NISMA-AKR-PD.
Edhe pas shpalljes së rezultateve, koalicioni kishte insistuar se votat jashtë Kosovës kishin ardhur në vend jashtë afatit kohor, e në këtë mënyrë ato nuk do të duhet të pranoheshin.
“Koalicioni NISMA-AKR-PD konsideron se me këto vota të ardhura jashtë afatit ligjor, jemi dëmtuar direkt në rezultatin tonë zgjedhor, ngase sikur të zbatohet drejtë ligji material dhe procedural i cili në mënyrë të veçantë dhe shprehimore ka përcaktuar afatet ligjore të pranimit të votuesve jashtë Kosovës, ne kemi arritur kuotën e votave mbi 5%”, thuhet në ankesën e këtij koalicioni.
Ankesa e Nismës
Mirëpo, në vendimin e PZAP-it kjo ankesë ishte kthyer si e pabazuar, me arsyetimin se për këtë çështje kishte vendosur paraprakisht Gjykata Supreme e Kosovës.
Megjithatë, nga koalicioni me kandidat për kryeministër Fatmir Limajn kanë thënë se pavarësisht kësaj do të ankohen pastaj në Gjykatë Supreme, e edhe në Gjykatën Kushtetuese.
NISMA-AKR-PD ishin ankuar në PZAP edhe për votat e Serbisë, si dhe për disa vendvotime kishin kërkuar të shkonin në rinumërim.
Ky institucion kishte vendosur në favor të tyre, mirëpo, situata mund të ndryshojë nëse Supremja brenda afatit 72 orësh vendos ndryshe.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…