KRYESORE

Fjalimi i Biden në Varshavë: Putin mendon se është i fortë, ai nuk do ta rindërtojë perandorinë

Pas vizitës surprizë të djeshme në Kiev, ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij në kryeqytetin polak të Varshavës, pak orë pas fjalimit të Vladimir Putin në Moskë, ku presidenti rus akuzoi perëndimin si shkaktar i situatës në Ukrainë.

Biden i kujtoi të gjithëve se “një vit më parë i frikësoheshim rënies së Kievit, por Kievi po reziston me forcë dhe vijon të jetë e lirë. Bota nuk e ka kthyer kokën pas”, deklaroi Biden përballë kështjellës së Varshavës, duke shtuar madje se “demokracitë e botës janë edhe më të forta, ndërkohë që autokratët po humbin fuqi”, dhe duke nënvizuar se artikulli 5 i solidaritetit midis vendeve të NATO në rast sulmi është plotësisht në fuqi.

Sipas Biden, Putin dëshiron të rindërtojë perandorinë ruse por nuk do t’ia dalë. “Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë”, ishin fjalët e tij.

Duke iu përgjigjur akuzave të Putin, presidenti amerikan nënvizoi se “SHBA nuk dëshiron të shkatërrojë Rusinë. As ta sulmojë. Lufta është tragjedi dhe është një vendim i Putin”, duke dhënë edhe lajmin se samiti i vitit të ardhshme i NATO do të zhvillohet pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago