“Të keqes nuk mund t’i besohet”, kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Deklaratat, lideri ukrainas i bëri teksa i kërkoi botës të bashkohet për t’i dhënë fund agresionit rus ndaj vendit të tij.
Në një fjalim të mbajtur në Nju Jork, Zelensky tha se Moska e armatosur me armë bërthamore duhet të ndalohet pasi mund ta “shtyjë botën drejt luftës përfundimtare”.
Gjatë fjalimit, i cili u përqendrua shumë në rrezikun që Rusia paraqet për botën, ai argumentoi se sfidat e tjera të përbashkëta, si ndryshimi i klimës, mund të trajtohen siç duhet vetëm pasi Moskës t’i jetë treguar vendi.
“Ndërsa Rusia po e shtyn botën drejt luftës përfundimtare, Ukraina po bën gjithçka për të siguruar që pas agresionit rus askush në botë nuk do të guxojë të sulmojë asnjë komb”, u tha Zelensky liderëve botërorë që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore.
Ai theksoi gjithashtu se Rusia thjesht nuk ka “të drejtë të mbajë armë bërthamore”.
“Armatimi duhet të frenohet, krimet e luftës duhet të ndëshkohen, njerëzit e dëbuar duhet të kthehen në shtëpi dhe pushtuesi duhet të kthehet në tokën e tij. Duhet të jemi të bashkuar për t’ia dalë dhe do ta bëjmë!”
Ai gjithashtu akuzoi Moskën për kryerjen e “gjenocidit” duke rrëmbyer fëmijë ukrainas.
Kjo është hera e parë që Zelensky është i pranishëm fizikisht në sallën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…