Përkeqësohet situata e zjarrit në malin e Çikës. Flakët janë duke përparuar dhe sipas banorëve të zonës po i afrohen fshatit turistik të Dhërmiut, i cili në këtë periudhë është i populluar nga një numër i lartë pushuesish.
Në zonë kanë shkuar edhe forca zjarrfikëse të Himarës ndërsa vetë banorët po përpiqen që të shuajnë zjarrin, por terreni i vështirë nuk i ka favorizuar.
Vatra mbetet aktive prej katër ditësh ndërsa deri tani janë djegur sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe shkurre. Qarku i Vlorës ka qenë më problematiku deri tani për sa i përkeq situatës së zjarreve.