LAJME

Trondit gazetarja: Ervis Martinaj po përgatiste hakmarrjen për Brilantin, tradhtia, roli i “bosëve” të Durrësit dhe vdekja e Manecit

Nga Aida Topalli

Që prej më shumë se një muaji, të gjitha faqet e para të gazetave, edicionet informative, emisionet dhe panelet televizive, gëluan me lajmin e zhdukjes së të ashtuquajturit, “mbret i lojërave të fatit”, Ervis Martinaj. Disa thanë se u zhduk me të vërtetë, të tjerë se gjithçka është një inskenim, të tjerë flasin për ekzistencën e një videoje teksa digjet në vaskë acidi, disa të tjerë për prezencën e tij në Meksikë.

Që nga data 10 gusht e deri më tani, kam dëgjuar shumë. Por nuk dhashë në asnjë momënt opinione. Sot vendosa të shkruaj për disa fakte të siguruara nga burime koefidenciale, por të sigurta.

Vrasja e Arben Mërkurit apo i njohur ndryshe me nofkën “Maneci”, shënon edhe kthesën në historinë e jetës triumfatore të deriatëhershme të Ervis Martinajt. Ishte pikërisht ky i fundit që e donte të vdekur këtë personazh të njohur të botës së krimit, i përfshirë në plot 12 ngjarje kriminale.

Dy muaj më vonë, mbretit të lojërave të fatit, i ekzekutohet në atentat, “pika e tij e dobët”, Brilant Martinaj. Me vrasjen e tij, Ervisi u ndje realisht i kërcënuar, për të mos thënë që parandjeu fundin. Me lidhje të forta në aksin Shijak-Durrës, Martinaj, i ndihmuar nga miqtë e tij atje ( dyshohet se u ndihmua nga Avdylajt), bie në gjurmët e vrasësit të nipit të tij.

Informacioni i vjen nga personi që kishte ekzekutuar Arben Mërkurin. Ky i fundit e siguron kapon e lojërave të fatit, se vrasësit ishin një grup tjetër nga Durrësi. Bëhet fjalë për “Pojat”, ata që dyshohet se ekzekutuan Edison Harizjan, mbrëmjen e 6 nëntorit 2018, po në qytetin e Durrësit.

I mbuluar nga mania për të marrë hak… i duhej dikush që t’i dilte në krahë. Të vetmnit që kishin mbetur, ishin vlonjatët. Ajo që i lidhte, ishte armiku i përbashkët.

Dy ditë pas vrasjes së Brilant Martinajt, Ervis Martinaj udhëton drejt qytetit bregdetar të Vlorës. Lirisht, pa rënë në sy të policisë, megjithëse kishim të bënim me një person të shpallur në kërkim nga SPAK.

Martinaj kërkon aleancën e tyre për hakmarrjen e Brilantit. Pas një jave negociatash në këtë qytet, vlonjatët refuzojnë kategorikisht të marrin pjesë në atentate jashtë territorit të tyre. Këta të fundit, e njohin mirë ligjin e bandave. Janë të betuar për mosprishje territoresh.

Pasi mori refuzimin e tyre përsa i takon territorit, por nga ana tjetër mori garancinë e tyre se do ta mbronin, Ervis Martinaj kërkon të rikthehet në Durrës, për të mësuar më shumë mbi lëvizjet e personave që ai dyshonte se kishin ekzekutuar në mënyrë barbare, njeriun më të afërt të tij.

Rreth datës 4-5 gusht, Ervis Martinaj, i shoqëruar nga Vlonjatët, niset në drejtim të Tiranës. Këta të fundit, e dorëzojnë në ambjentet e një autogrilli në Vorë dhe kthehen në territorin e tyre. Ndërkohë që prisnin informacionet nga njeriu që iu kishte zgjatur dorën për ndihmë.

Dy ditë më pas, përkatësisht në datat 6 dhe 7 gusht, Ervis Martinaj, i shoqëruar nga polici Jeton Lami dhe e dashura e tij, shkojnë në Durrës ku qëndrojnë një natë, dhe të nesërmen merren po nga Jeton Lami.

Pasi ndahet nga e dashura, sipas burimeve koefidenciale, Ervis Martinajn shkon në takimin e shumëpritur, atë ku do të merrte informacion se kur do të zbarkonin për pushime në Dhërmi, njerëzit që vranë Brilant Martinaj.

Ky takim u zhvillua mes Durrësit dhe Shijakut. Po të njëjtat burime, theksojnë se Ervin Martinaj, ka takuar për herë të fundit Aldo Avdylin dhe shokun e tij të ngushtë, një djalë i shkurtër dhe i shëndoshë. Pra, sipas burimeve, Ervis Martinaj, për herë të fundit është parë në aksin Durrës-Shijak, aty ku do të takonte edhe miqtë e tij, Avdylajt.

Ndaj kam disa pyetje: Kë ka marrë në pyetje policia për këtë ngjarje? A i ka të gjitha lëvizjet e Ervis Martinajt? Nëse po, pse është kaq e vështirë, për të konfirmuar ose jo, vdekjen e tij?


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago