Një statujë gjigante e Budës është dëmtuar nga një zjarr në provincën veriperëndimore Gansu të Kinës.
Videot e shpërndara në mediat sociale treguan statujën në Tempullin e Madh të Budës të Qarkut Shandan të rrethuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të së hënës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pas shuarjes së zjarrit, statuja dukej se mbeti pjesërisht e paprekur, por disa struktura tempulli u shkatërruan.
Statuja u ndërtua në vitin 1998 si një kopje e një origjinali që mendohet të ketë datuar rreth vitit 425 pas Krishtit. Statuja origjinale u dëmtua gjatë Revolucionit Kulturor të Kinës.
Deri më tani nuk raportohet për viktima dhe po hetohet për zjarrin. /Klankosova.tv
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…