KRYESORE

Flasin familjarët e së ndjerës në Istog: Nuk ka pasur koronavirus, moskujdesi i mjekëve në Pejë e ka sjellë në atë gjendje

Të hënën një 39 vjeçare nga fshati Lluga, Komuna e Istogut, ka ndërruar jetë në Qkuk.

E ndjera ishte drejtuar me dhimbje lukthi në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.

Pasi gjendja e saj nuk ishte stabile, nga Istogu ajo u dërgua për në Spitalin Regjional të Pejës ku edhe ka qëndruar për katër ditë.

Pas mos përmirësimit të gjendjes së saj, të ndjerën e kanë dërguar për në Qendrën Klinikë Universitare në Prishtinë ku ka pasur një operacion. E pas kësaj i është nënshtruar testit për Covid-19, ku kishte rezultuar pozitiv.

Për shkak të gjendjes së rënduar , 39 vjeçarja nga Istogu u shënuar si viktima e tetë nga koronavirusi në Kosovës.

Por familja e së ndjerës nuk beson në këtë version. Sipas motrës së viktimës, Fatime Salihi, nuk beson se motra e saj ishte e prekur me koronavirus, por mos kujdesi i duhur nga personeli shëndetësor në Pejë e ka sjellë në atë gjendje, tanimë të ndjerën.

Madje ajo për IndeksOnline ka thënë se kanë bërë gjithë familjarët testin për Covid-19 ku kanë rezultuar negativ.

“Pasi që të gjitha kontaktet e para kanë dal negative me koronavirus dyshimi jonë i parë ka qenë që e ndjera nuk ka pas koronavirus. Procedurat që kanë vazhdu pas vdekjes së saj na kanë bërë më dyshu pasiqë na kanë kufizuar shumë gjëra për këtë arsyeje. P.sh varrimi nuk është kryer as në mënyrën e duhur, rrethi më i ngushtë i saj nuk është lejuar që të marrë pjesë as fëmijët e saj.

Përpos gjendjes shpirtërore që kemi për momentin është bërë edhe izolimi ynë në shtëpi.

Jemi komplet të izoluar kemi bërë testet dhe kemi dal negativ të gjithë. Të gjitha kontaktet e para kanë dal negative.

Ne gjithmonë kemi dyshuar në atë se e ndjera nuk ka pas koronavirus.Ajo nuk ka pas as temperaturë as kollë as ethe e as dhimbje të gjoksit ose në frymëmarrje. Asnjërën simptomë se ka pas për atë arsyje nuk iu është bërë as testi në Pejë, nuk kanë dyshuar as mjektë dhe për arsyje nuk e kanë marrë urgjent.

Vdekja e saj është caktuar nga moskujdesi i njerzëve në Pejë që e ka pru në atë gjendje.

Aty ka nejt katër ditë në Pejë e shtrirë dhe moskujdesi i personelit shëndetësor është kanë ajo në gjendje të rëndë. Pastaj është dërguar për në Prishtinë, nashta edhe intervenimi i Prishtinës nuk ka mujt të bëj më shumë për të se u kanë gjendja pak e rëndë.

Unë kam qenë tërë kohën me të, kur e kemi dërguar në spital ka pas dhimbje të lukthit të mëdha”, ka thënë ajo për IndeksOnline.

Sot është bërë zhvarrosja e së ndjerës për t’iu bërë obduksioni, me urdhërë të Prokurorisë, pas dyshimeve të familjarëve.

“Kur prokuroria ka parë raportin tonë kanë bërë kërkesë që të bëhet obduksioni i së ndjerës, ka kërkuar aprovimin tonë po ashtu”, ka thënë motra e së ndjerës.

E ndjera pas vete ka lënë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë vite më parë./


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

16 minuta ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

5 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

19 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

20 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago