Muharrem Sfarqa nga LDK-ja ka thënë se janë të bindur se tentimi i tyre për të krijuar një qeveri të re do të rezultojë me sukses pas 29 majit, kur edhe skadon pezullimi i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Megjithatë, ai tha se LDK-ja ka respektuar vazhdimisht aktgjykimet e Kushtetueses dhe njëjtë do të bëjnë edhe kësaj radhe.
“LDK edhe para njoftimit për pezullimin ka qenë e vendosur që të respektojë çfarëdo vendimi që bie Gjykata Kushtetuese. LDK konform dekretit që ka shpallë presidenti ka propozuar kandidatin për kryeministër dhe ka përfunduar marrëveshjet e koalicionit. Nënshkrimi i 61 deputetëve ka treguar që
LDK i ka votat për krijimin e qeverisë së re, por do të presë deri në vendimin përfundimtar të GJK-së”.
Sfarqa ka thënë se nuk kanë asnjë arsye për t’u nxituar derisa shprehet i bindur se janë në të drejtë të Kushtetutës për të formuar qeverinë në krye me Hotin.
“Ne s’kemi asnjë arsye për të pasë një nxitim eventual. Gjykata Kushtetuese konform dinamikës së vet dhe kompetencave që ka do ta vlerësojë se kur do ta merr vendimin përfundimtar që të sugjerojë apo predikojë se si do të jetë vendimi. Kosova ka nevojë për qeveri të re dhe më të gjerë që synime për lëvizje të lirë, për integrim në BE në mënyrë që të bëhet edhe pranimi i Kosovës edhe në OKB”.
“Me rëndësi është që ka gatishmëri nga i tërë spektri politik në Kosovë, por edhe nga përfaqësuesit institucionalë që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. S’kanë nevojë të komentohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ajo e jep vendimin e fundit”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…