Para pak çasteve lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka njoftuar se kanë dështuar negociatat me partinë e Isa Mustafës për koalicionin për bashkëqeverisje.
Përmes një video, Kurti ka thënë se mbrëmë e ka bërë edhe një ofertë të fundit për LDK-në.
E, pas kësaj deklarate të Kurtit, nuk kanë të ndalur reagimet e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E, pas kësaj deklarate të Kurtit, nuk kanë të ndalur reagimet e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Është Gëzim Kokollari, zyrtar tjetër i LDK-së, i cili ka reaguar ashpër ndaj kreut të VV-së, duke thënë se ky i fundit po përdorë metodat e shkollës se vjetër të LPK-së.
Albin Kurti asnjëherë nuk e konsideroi LDK-në si partnere, por në vazhdimësi tentoi që ta përdor për të përfituar poena politike. Albini, siç duket po përdorë metodat e shkollës së vjetër të LPK-së nga cila shkollë dolën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, shkruan mes tjerash ai.
Në fund, ai potencon se nga përfundimi i luftës nga parti e Kurtit, LDK-ja është atakuar në vazhdimësi në forma të ndryshme.
“Që nga pas lufta e deri më tani jemi atakuar në vazhdimësi në forma të ndryshme nga kjo mendësi e propagandës”, thotë në postimin e tij zyrtari i LDK-së, Gëzim Kokollari.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…