Suzana Tahiri është 28 vjeçarja e cila rreth një muaj më parë kishte shtënë me armë afër shtëpisë së hoxhës, Sead Bejta në Mitrovicë.
Suzana Tahiri, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe kishte pranuar veprat për të cilat ishte akuzuar, mirëpo sot, ajo gëzon lirinë.
Tahiri ka folur për gazetën “Bota sot”, pas lirimit.
Ajo e konfirmon se tashmë është liruar nga paraburgimi.
“Unë jam liruar nga praburgimit. Rasti im ka qenë në Prokurorin në veri. I falendëroj të gjithë për përkrahjen. Të gjithë popullin pa dallim feje. Unë për herë të parë në jetë jam prangosur. Kurrë në jetë nuk kam qenë e dënuar as për kundërvajtje por as për ndonjë vepër tjetër. Por, ja që kurrë nuk bën me thënë kurrë”, tha Tahiri.
Ajo ka treguar se, ka vuajtur dënimin 6 ditë në burgun e Lipjanit derisa është liruar një vend në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.
“Tash më është ndërpre paraburgimi dhe mbrohen në liri. Ishte shumë rënd kjo që më ndodhi. Tash qenka edhe jasht rëndë nga parajgykimet e shumta pasi jam në trajtim psikiatrit”, thotë ajo.
Ajo tutje ka treguar se familja e saj dhe hoxha Sead Bejta janë në kontakt dhe pritet që ai te fal Suzaën për veprën e saj.