Pas Ramush Haradinajt, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ardhur një tjetër reagim pas deklaratës së mbrëmshme të kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili se përjashtoi mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kandidati për deputet nga kjo parti, Bekë Berisha, i cili tashmë e ka siguruar ulësen në Kuvend, ka thënë se nënshtrimi për interesa të ngushta, s’duhet të shitet si vlerë kombëtare, shkruan Reporteri.net.
“Zuzarë të dashur të vendit tim,
Nenshtrimin për interesa të ngushta
Mos na e shitni si vlerë kombetare !🇦🇱”, ka shkruar Berisha.
Limaj tha mbrëmë se nuk ka vija të kuqe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje .
“Kush më fton në tavolinë unë shkoj ulna për tema nacionale Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj në Debat Plus.
Limaj ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.
Ndaj kësaj deklarate reagoi shkurt partneri i koalicionit, Ramush Haradinaj, i cili shkori shkurt se “E keqja ka emër – Albin Kurti”.
Një koalicion të mundshëm me Limajn se ka përjashtuar as VV’ja.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…