POLITIKE

“Fol Albin për kë punon, mos t’rekrutoi Serbia n’burg?”, ky është reagimi i Çun Laçit – ja si bërtiti Ramushi nga foltorja e Kuvendit

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili dje nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, e pyeti kryeministrin Albin Kurti që mos është rekrutuar nga Serbia.

Lajçi përmes një postimi në Facebook, nga spitali ku po qëndron për shërim, thotë se, Haradinaj bërtiti gati si gjeneral.

Lajçi tutje shkruan edhe për deklaratën e Enver Hoxhajt, i cili mbrëm iu drejtua Kurtit se pa Thaçin nuk mundet me mbijetu politikisht.

Lajçi i quan naive deklaratat e Haradinajt, për të cilin shkruan se nuk mbeti te ushtarët ku e kishte vendin, por u fut si grejzi në koshere të bletëve.

Reagimi i plotë:

Lakuriqit kryetëposhtë e strucit bythëpërpjetë s’ke pse u flet!

Po shkruej përrallë, e përrallë s’asht, që t’bindeni se kohët përseritën, e njerëzit ndrrojnë, por mençuria s’vjen nga dija e bleme me pare, as nga forca, por nga dhuntia e përvoja!

Dhe

Krejt kjo nga fjalët ma naive të nji gjenerali n’Parlament, (që s’mbet të ushtarët ku e kishte vendin, po u fut si grejzi n’koshere bletësh):

Kallxo Albin për kend punon?

Po!

Njisoj si ata djemtë sokola pa krah, që i thojshin babës vet të oxhaku, për filanin, që hija e tij u pengonte sokakut!

– S’durohet ky kapadaia more tue ladrua pullalinë! S’durohet pluhni i kalit as natën gacat e nallçeve! Po don me na i qorrua sytë!

Hingllimë e vrap e bishtin kular mbi shpinë!

Por plaku s’fliste.

Mustaqeve u bante tym e rrallë kollitej. Donte e s’u thoshte, a po iu pengon kali a filani!

Kur iu ba boll foli!

Djemë! Nesër po shkoj n’Peshterë. Po e blejë nji vranç t’zi, ma t’shpejtë se pullalinë. Veç shtrëngoni bythët e mos lehni ma!

Aty u mëshel muhabeti, por u çel të Albini!

Pushtetarët Albinin me kafe t’mengjezit e pinë! Me Albinin e hanë drekën. Albinin për darkë e çkyejnë me mish edhi e gjithë natën vuejnë për oksigjen!

– Shumë je tue çue pluhun! N’Evropë je tue folë për neve zi e terr!

Sytë po na dhamin me t’kqyrë.

Për kend punon? Fol? Bërtiti Ramushi n’foltore, gati si gjeneral!

Mos t’rekrutoi Serbia n’burg e je ba i tyne? Kallxo?

Unë, kur e ndëgjova, n’heshtje dyshova. Mos Demaçi paska qenë i tyne si ky Albini!?

Po, se Goli Otok i thojshin, det e gurë!

Ndoshta edhe Aliu, edhe Hydajeti, edhe Novosella, edhe … jo gjeneralat jo!

Por kur Enveri si gjeli këceu e tha: Ti pa Thaçin s’mundësh me i ra n’fund kësaj pune, kryet e kapa:

Oh sikur t’ishte ai plaku gjallë bre, e m’ua ble nga nji kalë me shalë e me iu thanë:

Hipni, veç shala don bythë e kali zemër, more sokola pa krah!

Por, lakuriqit me krye të poshtë e strucit me bythë përpjetë, s’ke pse u folë!

Pulmo, 21.05.2021


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago