Revista amerikane “Forbes” ka analizuar ardhjen në Kosovë të ish-të dërguarit të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
“Ish-presidenti Donald Trump tha të enjten se i dërguari i tij ambasadori Rick Grenell – një ish-ambasador dhe mbështetës besnik i Trump-it – vizitoi kufirin Serbi-Kosovë në një përpjekje për të promovuar paqen midis dy vendeve, e cila mund të duket se përfaqëson një mision të politikës së jashtme në emër të ish-presidentit”, shkruan kjo revistë.
Në artikullin e saj theksohet se si Trump, derisa ishte president, ishte shumë kritik ndaj ish-zyrtarëve të administratës Obama, që ishin të angazhuar në atë që ai e quajti “diplomaci në hije”.
“Derisa ishte president, Trump ishte shumë kritik ndaj ish-zyrtarëve të administratës Obama, që angazhoheshin në atë që ai e quajti “Diplomaci në hije”.
“Në vitin 2018, ai sulmoi ish-sekretarin e Shtetit, John Kerry për takimin me zyrtarët iranianë në një përpjekje për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, duke thënë se veprimet e Kerry ishin ‘ndoshta të paligjshme’“.
Trump njoftoi më 8 maj 2018 se SHBA po tërhiqej nga marrëveshja.
Trump në një komunikatë për media ka theksuar se i dërguari i tij, ambasadori Richard Grenel, ka vizituar Merdaren dhe ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes së Washingtonit.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…