FOTO&VIDEO

Forcat Speciale RENEA “blindojnë” Elbasanin

Forcat Speciale “RENEA” po zhvillojnë një aksion në qytetin e Elbasanit, i cili synon arrestimin e personave të shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Plumbi i Artë”.

Gjate operacionit të forcave speciale janë kryer kontrolle nëpër shtëpi dhe biznese.

Kjo, me qëllim kapjen e të shpallurve në kërkim nga operacioni “Plumbi i Artë”.

Deri më tani janë shoqëruar 10 persona, ndër të cilët edhe Kelmend Xhaferri, i cili u përfshi në incidentin parazgjedhor të vitit 2021 në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Ky ishte operacioni i pestë radhazi, pas aksionit të bujshëm të 19 majit.

Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), do të niste një aksion në disa qytete të vendit.

Konkretisht u lëshuan 32 urdhër arreste për krime të rënda dhe krim të organizuar.

Operacioni i Policisë po vijon në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës dhe Fier. Vetëm në Elbasan u arrestuan dhjetë persona, të cilët kishin lidhje me botën e krimit.

Mes të arrestuarve ishte dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktari. Ndërsa urdhërarrest ka edhe për Suel Çelën. Këta akuzohen si koka të grupeve të ndryshme kriminale

Po ashtu, edhe në Lezhë, mes personave që priten të arrestohen, ishte Ervis Martinaj, i cili ka qenë pjesë e grupit kriminal në vrasjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në vitin 2018.

Ky aksion erdhi pas rrëfimit të Nuredin Dumanit – i arrestuar më 29 mars të këtij viti.

Dumani ishte një nga personazhet më të kërkuara të botës së krimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago