Fortesa e quajtur Rusi po shkatërrohet

Shkruan: ANDERS ÅSLUND

Pas disa viteve, kur Vladimir Putin dhe vartësit e tij talleshin me jo efektivitetin e sanksioneve të mëparshme të SHBA-së dhe Europës, duke i cilësuar ato masa si elastike, ekonomia ruse tani në mënyrë efektive është duke u shembur. Duke nisur luftën e tij në Ukrainë, Putini qartë i ka nënvlerësuar aftësitë e Perëndimit dhe vendosmërinë e tyre.

Në një ditë të vetme, më 28 shkurt, “Fortesa Ruse” e Vladimir Putinit u shemb. Rubla ra për më shumë se 30 për qind dhe autoritetet ruse i mbyllën të gjitha tregjet financiare. Rusët vrapuan drejt bankomateve të bankave për të tërhequr sa më shumë para që ata mundën, duke kërkuar që t’i konvertojnë ato në para të tjera që nuk ishin rubla. Në mungesë të kësaj, ata vërshuan nëpër dyqane që të blejnë çfarëdo që mund të gjenin para se çmimet të shkonin në qiell.
Rrjedhja e lajmeve që Rusia tashmë ishte e kufizuar dhe e njëanshme, është parë edhe para luftës së Putinit. Tani, gjithçka ka pushuar. Ligjet e reja të censurës kanë bërë të pamundur punën e gazetarëve të pavarur. Shumica e korrespodentëve të huaj janë larguar dhe gazetarët rus të pavarur që kanë mbetur, rrezikojnë 15 vite burg nëse ata shpërndajnë ndonjë fakt që është kundër narratives së Kremlinit. Ndërkohë, shumica e ueb-faqeve të shtetit rus janë mbyllur nga hakerët perëndimorë apo janë ndërprerë nga shtetet e caktuara nga autoritetet.

Megjithatë, konturat e katastrofës ekonomike të Rusisë janë të qarta dhe mund të shihen. Në ditët pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, Perëndimi u bashkua duke u kundërpërgjigjur me sanksione shumë më të rënda se ato që ia kishin vënë Putinit, kur ky e kishte aneksuar Krimenë dhe pushtimin e Ukrainës lindore më 2014.

Sanksionet më të rëndësishme kanë qenë ato financiare. SHBA kanë ndaluar transaksionet me katër banka të mëdha që menaxhohen nga Rusia; ndaloi tregtimin e obligacioneve ruse; kufizoi aftësinë që 13 kompani kryesore ruse të japin kredi; bllokoi bankën kryesore nga sistemi i mesazheve financiare SWIFT’ dhe, më e rëndësishmja, ngriu rezervat e shkëmbimit të bankës qendrore të Rusë. Me një goditje, Rusia është mbyllur tërësisht nga sistemi ndërkombëtar i financave. Asnjë perëndimor nuk guxon që të nder- veprojë me institucionet financiare ruse për shkak të një të ardhme të paparashikuar.

Sanksione e tjera kanë ndaluar eksportin e rreth gjysmë së imputeve teknologjike që Rusia i blenë nga furnizues nga SHBA. Qindra kompani teknologjike perëndimore – të udhëhequra nga Apple – kanë deklaruar vullnetarisht se ata do të ndalojnë biznesin apo shitjen në Rusi.

Sanksionet e tjera kanë veçuar elitat ruse dhe kompanitë e tyre. Shumica e politikanëve kryesor të Rusisë tashmë janë subjekt i sanksioneve, në listë është edhe ministri i jashtëm, Sergei Lavrov dhe vetë Putin. Për më tepër, oligarkët kryesor rus i kanë shpëtuar prej kohësh sanksioneve përmes kontakteve të tyre të gjëra që kanë pasur në Perëndim, tani ata e gjejnë vetën e tyre pjesë të kësaj liste. Mega-jahtët e tyre janë sekuestruar dhe besimtarët e Putinit në Europë kërkohen si kriminelë – për atë si e përshkruajnë tabloidët perëndimore.

Sanksionet përgjithësisht paraqesin tri lloje të rreziqeve për kompanitë apo investitorët për vendet e sanksionuara. E para, ekziston rreziku që masat, të cilat mund të ndryshohen me një goditje të stilolapsit, do të vazhdojnë të evoluojnë në mënyrë të paparashikueshme. E dyta, ka rrezik që askush nuk do të sigurojë transaksione apo investime në vendin e sanksionuar; dhe e treta, ka rreziqe reputacioni, madje me mundësi që të ndiqen potencialisht për një krim, për ndonjë entitet që vazhdon të punojmë me një regjim të sanksionuar.

Duke pasur parasysh këto rreziqe, Rusia është bërë shumë toksike për t’u përballur. Kompanitë e njohura perëndimore jo vetëm që nuk janë të gatshme të blejnë apo të shesin në Rusi, ato po largojnë në masë të madhe investimet nga aty. Pothuajse çdo kompani e madhe perëndimore e naftës si; BP, Shell, ExxonMobil, Equinor, OMW dhe ENI – kanë deklaruar se ato janë duke u tërhequr nga vendi. Të vetmet që janë ende është firma franceze, “Total”.

Para luftës së Putinit, sanksionet Perëndimore në Rusi ishin 30 për qind më të rënda se sa ato që ishin aplikuar kundër Iranit; tani, brenda një dite ato u rritën më shumë se 90 për qind. Dallimi i vetëm domethënës i Rusisë është se eksportet e Rusisë ende nuk janë sanksionuar. Por, më 8 mars, SHBA dhe BE kanë paraqitur një plan që do ta sanksionojnë edhe energjinë ruse.

Izolimi i papritur i Rusisë dhe kolapsi ekonomik i ka befasuar pothuajse të gjithë. Pasi që i tallën për kohë të gjatë sanksionet e 2014-ës, Putin dhe vartësit e tij thjesht nuk besuan që qeveritë e Perëndimit do të kërcënojnë më shumë “sanksione” pothuajse si të ferrit. Askush nuk mund të pretendojë tani se sanksionet janë joefektive. Pyetja e vetme është nëse ato do të vazhdohen dhe të mbështetën edhe më shumë.

SHBA vazhdon të kërkojë sanksione edhe më të ashpra se sa BE, dy tashmë janë pothuajse në të njëjtën faqe dhe linjë. Më e rëndësishmja, Gjermania ka marrë një linjë më të ashpër nën qeverinë e re – një kthesë befasuese që duhet studiuar në të ardhmen.

Kjo përgjigje e bashkuar ka qenë më së e mjaftueshme për ta shkelur kështjellën e supozuar të sanksioneve kundër Putinit. Prej që është kthyer në presidencë më 2012, Putin ka injoruar më të madhe nevojë e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, duke u fokusuar në 630 miliardë dollarë të rezervave valutore. Buxheti federal rus ka mbetur pak a shumë i balancuar, borxhi i jashtëm është mbajtur minimal, rreth 20 për qind e GDP-së ka rënë. Politikat monetare kanë qenë strikte dhe rubla ka pasur një këmbim të ndryshueshëm valutor.

Por, frytet e kësaj politike tani po kalbën. Pjesa më e madhe e rezervave të jashtme valutore të Rusisë janë ngrirë, tregjet ruse të aksioneve janë mbyllur, vlera e 31 aksioneve ruse që janë tregtuar në Londër ka rënë më 98 për qind – më shumë se 94 për qind se rënia e tregjeve ruse gjatë krizës financiare më 1998. Të gjitha asetet ruse janë në statusin e “mbeturinave”, ku ato do të mbesin aty për një kohë të pacaktuar. Tregjet kapitale ruse janë në thelb të vdekura.

Ekonomistët parashikojnë që rubla do të vazhdoi të bie, duke ju afruar shkëmbimit valutor 200 për një dollarë amerikan deri në fund të vitet (rreth 70 rubla më shumë se para luftës së Putinit). Më 8 mars, banka qendrore vendosi që të ndalojë së shkëmbyeri rublën me valutat e huaja, e cila gjë do të thotë se rubla nuk është më e konvertueshme. Supozim tjetër i saktë është se shkalla vjetore e inflacionit do të shkojë së paku në 50 për qind dhe GDP ruse do të bie së paku 10 për qind këtë vit.

Putini ende mund të këtë gjeneralët e tij në kontroll, shërbimet e sigurisë dhe intelektualët. Por, ekonomia ruse varët nga punëtorët, shumica e të cilëve tashmë e shohin peshën e inflacionit në të ardhurat e tyre e që do të bie edhe më shumë për shkak të luftës së tij të pakuptimtë. Pavarësisht censurës ekstreme të Rusisë, tashmë ka filluar një grevë masive në Rusi në rajonin e Nizhnekamsk të Tatarstanit, për shkak të zhvlerësimit të pagave reale. Pritet të këtë edhe më shumë trazira të tilla të punëtorëve dhe trazira sociale. Efektet katastrofike të politikave ekonomike dhe atyre të jashtme të Putinit do të jenë shumë ekstreme e që do të jetë shumë e vështirë që të fshihen.

Autor: ANDERS ÅSLUND

Shkruan për Project Syndicate që nga viti 1995

Anders Åslund,

është bashkëpunëtor i lartë në Forumin e Botës së Lirë në Stokholm, ai është autor i librit “Russia’s Crony Capitalism: The Path from Market Economy to Kleptocracy” (Yale University Press, 2019) .

Përktheu: Ardian Jasiqi